Vendosni fjalën kyçe....

Do dëshmonte në komisionin hetimor, administratori i inceneratorit të Fierit s’paraqitet: Jam me Covid


Administratori i inceneratorit të Fierit nuk është paraqitur për të dëshmuar në komisionin hetimor parlamentar.

Sipas kryetares së komisionit Jorida Tabaku, administratori Lorant Dusha ka paraqitur si arsye për mosparaqitjen prekjen nga Covid.

Nënkryetarja e PD-së ka deklaruar se komisioni do presë 24 orë e më pas do i kërkojë Kuvendit që të marrë dëshminë e Dushës online.

“Në orën 10:00 ne kishim thërritur për të dëshmuar zotin Lorant Dusha, administrator i inceneratorit të Fierit. Ai kishte dëgjuar që ishte dëshmitar, ne i kishim nisur një shkresë që e kishte sjellë mbrapsht. Na kishte sjellë përgjigje që është shumë i dëshiruar që të vijë në këtë komision, do patjetër që të dëshmojë, kishim rënë dakort që do të vinte ndërsa sot në mëngjes sjell një letër që është me Covid. Kështu sëmuren këta me Covid sa herë ndodh diçka. Ky Komision do të presë 24 orë, do t’i kërkojë Kuvendit që ta riskedulojmë takimin që të komunikojmë me të me një nga platformat e teknologjisë.” – tha Tabaku.