Vendosni fjalën kyçe....

Tre doza vaksinë për të hyrë në Kosovë, revoltohen në kufi qytetarët e Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut


Qindra qytetarë të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut janë ndaluar të hyjnë në Kosovë pas hyrjes në fuqi të masave të reja kundër Covid nga ana e Prishtinës zyrtare.

Kthimi mbprasht ka shkaktuar jo pak zemëratë të personat të cilët kanë deklaruar se nuk kanë pasur mundësinë të informohen në kohë mbi ndryshimin e rregullave.

Sipas rregullores së re nga ana e qeverisë së Kosovës, për të hyrë ne vend duhet certifikata e vaksinimit me tre doza ose dy doza vaksinë dhe tamponi negativ.

Qytetarët kanë thënë se kjo gjë nuk është e drejtë dhe se për një familje me katër anëtarë bëhet fjalë për 100 euro shtesë.