Vendosni fjalën kyçe....

Si në filma, grabitësit e bankave të armatosur rëndë e kthejnë qytetin brazilian në zonë beteje (Video)


1

Një grup grabitësish të armatosur kanë bastisur disa banka në një qytet brazilian, duke marrë peng vendasit e duke u përfshirë në përleshje me armë zjarri me policinë. Përplasja la të paktën tre persona të vdekur.

Qyteti i vogël brazilian Aracatuba, i vendosur në shtetin më të populluar të Sao Paulos, u shndërrua në një zonë beteje brenda natës, pasi një grup prej rreth 20 grabitësish të armatosur hynë për të goditur bankat e shumta në të njëjtën kohë. Grupi përdori rreth 10 makina gjatë grabitjes, sipas Alvaro Camilo, Sekretar Ekzekutiv i policisë ushtarake të Sao Paulos.

Vjedhja u bë jashtëzakonisht e dhunshme ndërsa grupi u arratis, duke prodhuar skena të ngjashme me një skenë filmi të MadMax. Pamjet që qarkullojnë në internet tregojnë automjete që përpiqen të largohen me pengje gjysmë të zhveshura të lidhura pas makinave, ndërsa të shtëna të shumta armësh mund të dëgjohen në sfond.

Një video tjetër tregon disa burra të armatosur të veshur me veshje të stilit ushtarak, që dyshohet se janë sulmuesit, duke përdorur një zinxhir prej katër personash si mburojë njerëzore ndërsa ata përfshihen në një përplasje me armë me policinë.

Grupi përdori pajisje të ndryshme të sofistikuara, përfshirë dronët, për të monitoruar rrugët gjatë ikjes së tyre, tha policia ushtarake. Kriminelët gjithashtu bllokuan rrugët me makina të djegura dhe i mbuluan me kurthe shpërthyese. Të paktën një kalimtar u godit nga eksplozivi dhe i është prerë këmba.

Ndërsa shumica e grupit u arratis, dy të dyshuar janë arrestuar. Dhuna ka lënë të paktën tre persona të vdekur, përfshirë dy civilë dhe një të dyshuar, tha policia ushtarake. Vlera totale e marrë në grabitjet e ndryshme nuk dihet ende.