Vendosni fjalën kyçe....

Partizani ngec ndaj vendit të fundit, Laçi ‘gjunjëzon’ Teutën


Partizani nuk ka mundur dot të fitojë ndaj Kastriotit të vendit të fundit në sfidën e luajtur pasditen e sotme.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Mehmeti është ndaluar në një barazim pa gola duke humbur një mundësi mjaft të mirë për të ngushtuar largësinë nga vendi i katërt.

Në sfidën tjetër, Laçi mori një fitore të rëndësishme ndaj Teutës në Durrës me rezultatin 2-4 duke forcuar pozitat në vendin e dytë dhe duke i bërë presion Tiranës.

Nesër e pasnesër luhen dy ndeshje që ulin siparin e javës së 17-të të Superligës. Kukësi do përballet me Skënderbeun kurse të hënën luhet derbi Dinamo-Tirana.