Vendosni fjalën kyçe....

Fermerët bllokojnë unazën e Korçës, hedhin perimet në rrugë – Paralizohet qarkullimi


Dhjetëra fermerë në Korçë kanë bllokuar mëngjesin e sotëm rrugën në unazën e qytetit, pranë tregut agro-ushqimor.

Në shenjë proteste kundër qeverisë, ata kanë qëndruar në zonën e unazës së qytetit që prej orëve të para të mëngjesit, duke hedhur në tokë prodhimet e tyre bujqësore.

 “Kemi 20 vite që punojmë. Sot na është bllokuar hyrja nga bashkia, duam të drejtën tonë. Duam të shesim, nuk kemi të ardhura të tjera. Bashkia nuk na sqaron na ka mbyllur derën në kulmin e prodhimit”, është shprehur një nga protestuesit.

Si pasojë e bllokimit të rrugës, është krijuar një radhë e madhe automjetesh, duke paralizuar kështu qarkullimin e tyre.

Fermerët vazhdojnë thirrjet “Hapni Tregun” dhe “Rama ik”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *