Vendosni fjalën kyçe....

Plagoset e reja pas zjarrit në një banesë në Korçë, në Elbasan i riu bie nga kati i dytë i shtëpisë


Një banesë është përfshirë nga flakët në Korçë. Për pasojë një vajzë që ndodhej brenda saj ka pësuar djegie në trup e është dërguar në spitalin e qytetit ku është jashtë rrezikut për jetën.

Zjarri ka rënë në banesën e shtetasit me iniciale I.B. ndërsa e lënduar nga flakët ka mbetur e bija, K.B.

Në Elbasan një i ri është plagosur pasi ka rënë nga kati i dytë i banesës.

Ngjarja që dyshohet të ketë aksidentale ka ndodhur në fshatin Kusarth ndërsa i plagosur ka mbetur 27-vjeçari me iniciale Xh.Gj., i cili është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.