Vendosni fjalën kyçe....

Socialistët i fryjnë tezës së diversionit dhe shantazhit Meta-Basha, Braçe: Kjo është Shqipëria që ju pret


Zv.kryeministri Erion Braçe, ka reaguar pas lajmeve që kanë qarkulluar ditën e djeshme, se presidenti Ilir Meta do të lërë detyrën më 26 prill, për të synuar postin e Kryeministrit, apo zv.kryeministrit.

“NE 26 PRILL;
META KRYEMINISTER E
MINISTER I BRENDSHEM!
BERISHA PRESIDENT!
KJO ESHTE SHQIPERIA QE DONI?
KJO ESHTE SHQIPERIA QE JU PRET!
Ne fakt nuk u flet ju!
Ju flet krimineleve!”- shkruan Braçe, duke i fryrë tezës së diversionit dhe shantazhit.


Mbrëmjen e kaluar televizioni Ora News ditën dha lajmin se Presidenti Ilir Meta pritet të japë dorëheqjen më 26 prill një ditë pas zgjedhjeve të vitit 2021.

Ora News raportonte se sipas burimeve “Meta është gati të lërë detyrën e presidentit dhe të marrë atë të Kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm për të vendosur rendin në vend.
Ose të zv. Kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm njëherazi, gjithmonë kjo në varësi të rezultatit të zgjedhjeve që janë dekretuar të mbahen më 25 prill 2021”.

Gazeta Tema reagoi duke shkruar se ky lajm ka për qëllim të dëmtojë vetëm Lulzim Bashën. Ndërsa Edi Paloka, tha se kjo ishte vetëm një diversion i krijuar nga Kryeministri Edi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *