Vendosni fjalën kyçe....

Zbulohet efekti i ri anësor serioz i vaksinës kundër Covid  


Pas mpiksjes së gjakut, vaksina AstraZeneca mund të shkaktojë gjithashtu mielit transversal, një sëmundje që shkakton inflamacion të palcës kurrizore.

Janë raportuar disa raste pas bërjes së vakinës që tashmë njihet me emrin Vaxzevria. Raste të ngjashme janë raportuar edhe lidhur me vaksinën e Janssen, ‘Johnson & Johnson’.

Efekti anësor u vu re nga Komiteti i Farmakovigjilencës Prac i agjencisë së barnave EMA, i cili u kërkoi dy kompanive të përditësojnë fletëpalosjen shoqëruese të vaksinës.

Analiza zbuloi ‘një lidhje shkakësore midis këtyre dy vaksinave dhe mielitit transversal si një mundësi e arsyeshme.

Mieliti transversal është një gjendje e rrallë neurologjike e karakterizuar nga inflamacioni i njërës ose të dy anëve të palcës kurrizore. Mund të shkaktojë dobësi në krahë ose këmbë, simptoma shqisore dhe probleme të fshikëzës dhe zorrëve.