Vendosni fjalën kyçe....

4 humbje jete në vend, 1697 raste të reja me Covid


Katër qytetarë kanë humbur jetën në spital lidhur me koronavirusin e ri. Që prej nisjes së pandemisë, Shqipëria raporton zyrtarisht 3269 viktima.

Personat që kanë humbur jetën janë një qytetare nga Elbasani 73 vjeçe, një qytetar nga Shijaku 75 vjeç, dy qytetarë nga Tirana të moshave 78-86 vjeç.

Nga 5280 testime të bëra 24 orët e fundit janë gjetur 1697 raste të reja. Në spital po mjekohen 148 pacientë nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.