Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama është infektuar me COVID-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shprehet se nuk ka asnjë simptomë, është karantinuar dhe ka anuluar të gjitha takimet.
“Të dashur qytetarë, Sapo jam njoftuar nga IKSHPK se kam rezultuar pozitiv me COVID-19.
Jam izoluar menjëherë sapo kam kuptuar që kam patur kontakt me persona të cilët kanë rezultuar pozitivë, dhe kam anulluar të gjitha takimet e parashikuara në zyrën e Komunës.
Për momentin, nuk kam asnjë simptomë dhe po e vazhdoj punën prej shtëpisë, duke u koordinuar me ekipin tim në mënyrë që proceset e punës të vazhdojnë normalisht gjatë ditëve të ardhshme.”- ka shkruar Rama.
Ky lajm vjen dy ditë pas vizitës së tij në Shqipëri ku u takua me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.