Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadorja Kim rikujton paralajmërimin për krerët e partive: Kontrolloni kandidatët


Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka paralajmëruar edhe një herë liderët e partive politike në vendin tonë, se duhet të mbajnë përgjegjësi për kandidatët që kalojnë nën logot e partive të tyre.

Ajo ripublikon një deklaratë që ka bërë më 22 korrik të vitit që lamë pas dhe thotë se nëse shqiptarët duan të dinë nëse është ky paralajmërim i vlefshëm ende apo jo, të kujtojnë një deklaratë të Tony Blinken. Ky i fundit është i nominuari i presidentit Joe Biden për Sekretar të Shtetit.

“Nëse doni të dini nëse ky paralajmërim mbetet i vlefshëm, kjo është ajo që Tony Blinken, i nominuari i Pres Biden për Sekretar i Shtetit, tha në seancën e tij 1/19 para Senatit: ‘Ne duam të lartësojmë punën në luftimin e korrupsionit’.

Paralajmërim: Ndërsa partitë përgatiten për zgjedhjet, udhëheqësit do të mbajnë përgjegjësi për ata që garojnë nën flamurin e tyre. Ju lutemi kontrolloni kandidatët tuaj – mos fyeni votuesit, mos minoni demokracinë, mos promovoni korrupsionin.”- shkruan ambasadorja Kim.

Në një letër që u ka dërguar në muajin gusht liderëve të partive politike, Kim shprehej se kryetarët kanë një rol kryesor në mbajtjen jashtë listave të njerëzve të korruptuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *