Vendosni fjalën kyçe....

Tjetër tërmet në Greqi, ndihet edhe në Korçë e Elbasan


Pak minuta më parë, një tjetër tërmet i fortë është regjistruar në Follorina të Greqisë, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në vendin tonë.

Tërmeti ka qenë me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter një thellësi prej 2 kilometra, ndërsa është ndjerë deri në juglindje të Shqipërisë, konkretisht në Korçë e deri në Elbasan.

Deri tani nuk raportohen dëme në njerëz apo materiale.

Kujtojmë se një ditë më parë, një tërmet me magnitudë 5.4 ballë të shkallës Rihter ndodhi vetëm 3 kilometra në perëndim të Follorinës.

Sipas autoriteteve lokale nuk raportohet për të lënduar nga tërmeti apo dëme të rënda në banesa të përhershme. Banorët e qytetit grek kanë dalë në rrugë të trazuar, pasi dridhja ka zgjatur për disa sekonda dhe ka qenë shumë intensive. Tërmeti gjithashtu u ndje edhe në Shqipëri në jug dhe juglindje dhe deri në Tiranë. Në zonën e Devollit u raportua për dëme në disa banesa.