Vendosni fjalën kyçe....

Salianji: Asgjë nuk merret me dhunë, kush rrezikon jetët e qytetarëve duhet të ndëshkohet


Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji në një reagim për News 24 ka kërkuar që të përfundojë mënyra e marrjes së selisë me dhunë.

Ai kërkoi ndëshkim për personat që rrezikuan jetët e qytetarëve dhe kërkoi negocim me Berishën.

S’ka asnjë situatë të vështirë. Mund edhe të hapej godina pasi legjitimiteti nuk vjen nga selia. U gjendëm në një situatë me gaz.

Është një çmenduri e cila duhet të marrë fund. Cilido që rrezikon jetët e qytetarëve duhet të marrë ndëshkimin e merituar. Ky njeri ka negociuar me të gjithë kundërshtarët e tij më të ashpër dhe nuk negocion me ata që kanë kontribuar për të.

Duhet t’i thërrasin arsyes dhe çdo gjë të vendoset nëpërmjet votës. Nuk mund të që të shfrytëzohet dëshpërimi i humbjes së 25 prillit për të shkuar në përplasje. Asnjë gjë nuk merret me dhunë”- përfundoi Salianji.