Vendosni fjalën kyçe....

Çfarë mbeti brenda në seli dhe në zyrën e Bashës pas proteste (PAMJET)


Këto janë pamjet nga brenda selisë së Partisë Demokratike pas protestës së thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Sikurse vihet re në zyrën e kryedemokratit Lulzim Basha sendet e forta që u hodhën protestuesit kan sjellë dëme të mëdha.

Xhama të thyer në tokë e gurë, janë hedhur në zyrën e kryedemokratit. Kujtojmë se mbështetësit e ish-kryeministrit Berisha shqyen derën kryesore dhe u futën brenda katit të parë të selisë së PD-së, ku bënë tentativa për të thyer me çekiçë e varre dyert në mënyrë që të ngjiteshin në katin e dytë, aty ku ishte edhe kryedemokrati Basha.

Të tjerë protestues morën shkallë metalike për t’u ngjitur në katin e dytë përmes dritareve dhe ballkoneve por u përballën me rezistencë dhe një prej tyre mbeti i lënduar.

Përkundër dëmeve, kryedemokrati Lulzim Basha i ka ftuar mediet në një komunikim në zyrën e tij.

“Mediat televizive janë të ftuara të hyjnë tani në seli pasi do të priten nga kryetari Basha në zyrën e tij. Mediat të vijnë me kamerat live.”- thuhet në njoftimin nga zyra e shtypit të PD-së.