Vendosni fjalën kyçe....

Ministri Çuçi për protestën në PD: Aktet e dhunës nuk do të tolerohen, Policia tregoi sjellje profesionale


Ministri i Punëve të Brendshme Bledi Çuci ka reaguar pas protestës së sotme në selinë e Partisë Demokratike e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Çuçi thotë se Policia e Shtetit ka dëshmuar sot një sjellje profesonale ndërsa thekson se aktet e dhunës për të cënuar rendin publik nuk do të tolerohen.

“Policia e Shtetit tregoi edhe njëherë sot një sjellje profesionale në garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Dëshmoi gjithashtu se është një trupë e depolitizuar dhe tërësisht e angazhuar për të siguruar jetën dhe pronën e qytetarëve.

Protestat paqësore janë themelore në demokraci, por aktet e dhunës dhe tentativat për të cënuar rendin publik nuk do të tolerohen. Policia e Shtetit është e vendosur për të vijuar punën dhe misionin që i ngarkon ligji. Përgëzime Policisë së Shtetit.”– shkruan Çuçi.