Vendosni fjalën kyçe....

Përplasen dy makina në tunelin e Kalimashit, një i vdekur e katër të plagosur


Një person ka humbur jetën në një aksident të ndodhur brenda tunelit të Kalimashit në Rrugën e Kombit.

Në ngjarjen e rëndë janë përfshirë dy mjete me drejtues shtetasin Gj.M. banues në Shkopet dhe shtetastin N.Z. banues në Kosovë.

Në aksident janë plagosur edhe katër qytetarë të tjerë të cilët janë dërguar në spitalin e Kukësit.

Njoftimi

“Kukës/ Informacion paraprak

Më datë 07.01.2022, në brendësi të tunelit të Kalimashit janë  përplasur dy automjete,  me drejtues shtetasit Gj.M., banues në Shkopet dhe N.Z., banues në Kosovë. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë pasagjerja E.S., banuese në Shkopet, si dhe janë plagosur 4 shtetas të tjerë, të cilët janë transportuar në spitalin e Kukësit. Grupi hetimor dhe shërbimet e Njësisë për  Sigurisë Rrugore të autostradës Kalimash- Morinë, ndodhen në  vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkakut  të aksidentit.”