Vendosni fjalën kyçe....

Zjarret u afrohen banesave në Dropull, zjarrfikësit shuajnë flakët me lecka, pritet helikopteri nga Greqia


Zjarret kanë pushtuar zona të ndryshme në mbarë vendin teksa temperaturat e nxehta kanë përfshirë vendin prej disa ditësh.

Në shumë zona ato janë mundur të izolohen e të shuhen p ka shumë vatra shqetësuese. Kritike paraqitet gjendja në Dropull ku flakët po përparojnë drejt zonave të banuara duke rrezikuar jo pak banesat.

Për shkak të mungesës së një helikopteri nga Tirana, është kërkuar ndihmë nga Greqia për shuarjen e flakëve.

Në një video të publikuar shfaqen dy zjarrfikës që përpiqen të shuajnë flakët duke përdorur lecka e mjete tyë tjera rrethanore.

Pamje të ngjashmë janë shfaqur edhe në zjarrin që përfshiu ishullin e Sazanit muaj më parë ku zjarrfikësit shuanin flakët me lopata, kazma e shkurre.

Pas shfaqjes së pamjeve, ministri Peleshi urdhëroi ndalimin e videove nga vendi i ngjarjes.