Vendosni fjalën kyçe....

Detaje nga shpërthimi në Unazë të Re, shoferi në 2009 sulmoi me granatë tre persona


Detaje të reja kanë dalë nga shpërthimi me lëndë plasëse në një makinë në lëvizje, në Unazë të Re, në Tiranë.

Të plagosur kanë mbetur shoferi i mjetit, 42-vjeçari Mikel Harizaj, si dhe pasagjeri në mjet, Serini Dumi, 26 vjeç.

42-vjeçari Harizaj rezulton me precedentë kriminalë pasi në vitin 2009, ai ka plagosur me granatë tre persona, pas sherrit me to në ambientet e një lokali, në Selenicë të Vlorës.

Pas sherrit Harizaj kishte dalë nga lokali dhe kishte shkuar te makina e tij, që e kishte të parkuar afër lokalit, prej ku kishte marrë një granatë dore, me të cilën kishte sulmuar shtetasit Ervis Alushi, Gentian Abazi dhe Edison Ademi.

Nga shpërthimi i granatës kishte mbetur i plagosur i rëndë njëri prej tyre, ndërsa dy të tjerët kishin marrë plagë më të lehta. Për ngjarjen, Mikel Harizaj ishte arrestuar më vonë nga policia dhe që akuzohej për vrasje të mbetur në tentativë.