Vendosni fjalën kyçe....

“Grupi B9 s’futet më në seli” – Bardhi zbulon për kë e kishte fjalën: Myftar Lumneshi, shoqëruesi i Berishës


Një ditë më parë sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi tha se eksponentë grupit kriminal “B9”, nuk do të lejohen të hyjnë më në selinë blu.

Pasditën e sotme gjatë një dalje për mediet, gazetarët e pyetën Bardhin se për kë e kishte konkretisht fjalën:”Keni deklaruar se persona me rekorde kriminale, të dënuar në Britaninë e Madhe, pjesë e grupit kriminal B9 janë parë në oborrin e selisë. Mund të na thoni emra ju lutem?”

E kësaj pyetjeje Bardhi iu përgjigj: “Po, shoqëruesi i Sali Berishës, Myftar Lumneshi. Faleminderit!”

Një ditë më parë, Bardhi tha se deputetët e Komisionit të Rithemelimit nuk janë të ndaluar të futen në seli, por më parë duhej të kishin telefonuar administratën e PD-së.

Ai theksoi se çdo anëtar i PD-së është i lejuar të futet në seli, për sa kohë nuk shoqërohet nga trafikantë droge:”Patjetër që lejohen pra, po jua përsëris. Është e lejuar të futet çdo deputet. E rëndësishme është të mos shoqërohen me trafikantë droge.

Grupi kriminal B9 nuk futet më në selinë qendrore të PD-së. Unë nuk thashë për deputetët. Unë thashë që çdo deputet, çdo anëtar i PD-së është i lirë të futet në selinë qendrore të PD-së, sikurse në çdo seli në të gjitha degët e PD-së. As është ndaluar, as ka për t’u ndaluar sa kohë që është anëtar i PD-së.”