Vendosni fjalën kyçe....

Gazment Bardhi: Protesta e 8 janarit ka qëllim të bunkerizojë PD-në


Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka dalë sot në një deklaratë për mediet, për t’iu përgjigjut sërish Sali Berishës për protestën e 8 janarit.

Bardhi thotë se protesta e thirrur nga ish-kryeministri Berisha është një thirrje absurde dhe se sipas tij ka qëllim të bunkerizojë PD-në.

 “PD njeh dhe respekton vetëm vullnetin e shumicës dërrmuese të demokratëve, të anëtarëve të kryesisë dhe Kuvendit Kombëtar dhe të gjithë institucioneve të partisë.

Kjo është arsyeja për vendosëm më shumicë dërrmuese të zgjedhim të ardhmen dhe jo të bunkerizojmë partinë për interesat e një njeriut të shpallur të padëshiruar nga SHBA.

Berisha po përpiqet t’i mbivendoset me dhunë dhe retorikë përçarëse vullnetit të demokratëve. Ushqimi i përditshëm që i ofron demokratëve janë skena teatrale dhe veprime që dëmtojnë interesin elektoral dhe politik të PD. Janë mashtrime të përditshme që bëhen absurde. Shpifja e një kauze të rreme që kulmon me thirrje e një proteste kundër PD në oborrin e PD për shkak se po lyen murin e godinës është keqpërdorimi më i madh që një demokrat mund t’i bëjë një demokrati.

Ka një qëllim të bunkerizojë PD, njëlloj siç është bunkerizuar Berisha dhe familja e tij. Nga 9 shtatori nga goja e tij keni dëgjuar akuza me qëllimin q ët ta shndërrojë PD në mburojë dhe në shërbim të hallit të tij personal.”- tha Bardhi.