Vendosni fjalën kyçe....

Burri i vë flakën vetes në Australi në shenjë proteste kundër vaksinimit (Video)


 

Një burrë në Australi u lëndua rëndë pasi i vuri flakën vetes në publik, në protestë ndaj kufizimeve të koronavirusit, duke përfshirë vaksinimin e detyrueshëm në shtetin Victoria.

Ngjarja e tmerrshme ndodhi në periferi të Melburnit në fundjavë, ditën e Vitit të Ri, sipas raporteve të mediave vendase me dëshmitarët që thanë se një burrë i paidentifikuar u lye me benzinë ​​dhe i vuri flakën vetes, ndërkohë që denonconte masat e vazhdueshme pandemike.

“Lëkura po i digjej. Ai ishte në flakë.” – tha një dëshmitar për ‘Herald Sun’.

“Lëkura e tij është ngjitur në këmishën time. Ai po bërtiste kundër vaksinimit të detyrueshëm e pasaportës së vaksinimit.” – shtoi dëshmitari.

Pasojat e aktit të frikshëm thuhet se u kapën në video. Një flakë e madhe duket në largësi në pamjet video të shpërndara e po kështhu thirrje e kalimtarëve.

Një tjetër dëshmitare që po hante në një restorant aty pranë gjatë incidentit tha se ajo mund ta dëgjonte burrin ‘duke bërtitur “Jo pasaportë vaksinimi!” dhe e pa atë i hedhur benzinë vetes e duke i vënë flakën.

Ndërkohë që një numër personash provuar ta ndalonin burrin dhe të shuanin flakët, policia pohoi se ai u dërgua me shpejtësi në spital me djegie të rënda, ndërsa një zëdhënës i institucionit tha se ishte në gjendje kritike, por të qëndrueshme.

Përveç një sërë bllokimesh, shteti Viktoria ka vendosur vaksinimin e detyrueshëm gjithëpërfshirës që synon të frenojë përhapjen e Covid-19.