Vendosni fjalën kyçe....

2 humbje jete lidhur me Covid-19, 708 raste të reja


Dy humbje jete janë regjistruar në vend së fundmi duke e çuar në 3217 numrim zyrtar të viktimave që prej nisjes së pandemisë.

Personat që kanë humbur jetën janë një 35-vjeçare nga Berati e një 80-vjeçar nga Tirana.

Në spital po mjekohen 90 persona nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar. Nga 4485 testime të kryera janë gjetur 708 raste të reja me koronavirusin e ri.