Vendosni fjalën kyçe....

Pirlo tregon menjëherë objektivat: Titullin e dhjetë radhazi e Ligën e Kampionëve


Trajneri i sapoemëruar i Juventusit, Andrea Pirlo, ka vendosur menjëherë objektiva për ekipin për sezonin e ri.

Ai ka thënë se ekipi do luftojë për titullin e dhjetë radhazi në kampionatin italian dhe për Ligën e Kampionëve.

“Do jetë një rrugëtim i gjatë e do duhet shumë kohë. Tani për tani nuk po punojmë sa duhet me lojtarët pasi një pjesë e tyre janë larguar.” – tha Pirlo në një konferencë shtypi.

Ai shtoi se ekipi do japë gjithçka në fushën e lojës për të arritur objektivat që janë vendosur.

“Duam të tregojmë se Juventusi mund të arrijë të fitojë titullin e dhjetë radhazi. Do japim gjithçka në fushë. Pse jo, duam të fitojmë edhe Ligën e Kampionëve.” – shtoi tekniku bardhezi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *