Vendosni fjalën kyçe....

Izraeli goditet nga fatkeqësia ‘më e rëndë’ e jetës së egër, ngordhin qindra mijëra shpendë


Një shpërthim i gripit të shpendëve në Izrael ka vrarë të paktën 5,200 lejlekë shtegtarë dhe ka detyruar fermerët të zhdukin deri në 500,000 shpendë për të frenuar atë që është quajtur ‘goditja më e keqe për kafshët e egra’ në historinë e vendit.

Lejlekët e ngordhur u zbuluan të dielën në Rezervatin Natyror Hula, në Izraelin verior. Mediat lokale raportuan se rreth 25,000 lejlekë mendohet të kenë zbritur këtë vit në rezervatin popullor, i cili ndodhet përgjatë një rruge kryesore të emigrimit të shpendëve.

“Shumë nga zogjtë janë të ngordhur në mes të ujit, kështu që është e vështirë që ata të nxirren jashtë.” – tha Uri Naveh, një shkencëtar i lartë në Autoritetin e Parqeve dhe Natyrës së Izraelit, për agjencinë e lajmeve AP, duke shtuar se situata nuk ishte ende nën kontroll dhe ekipi po kërkonte ‘zgjidhje të tjera’.

Kryeministri izraelit Naftali Bennett u takua me këshilltarë sigurie dhe ekspertë shëndetësorë të hënën për të diskutuar përpjekjet për të parandaluar përhapjen e gripit të shpendëve (H5N1). Zyra e kryeministrit tha në një deklaratë se asnjë transmetim njerëzor nuk ishte raportuar deri më tani.

Duke paralajmëruar se ‘shkalla e dëmit ishte ende e paqartë’,ministrja e Mjedisit Tamar Zandberg e përshkroi shpërthimin si ‘goditjen më të keqe për kafshët e egra në historinë e vendit’ në një postim në Twitter të dielën.