Vendosni fjalën kyçe....

Tedi Blushi: Ta çrrënjosim korrupsionin me çdo çmim, miliardat e vjedhura nga banda e Ramës do t’ua kthejmë shqiptarëve


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka reaguar lidhur me deklaratën e bërë sot nga drejtuesi i Fondacionit “Konrad Adenauer” në Shqipëri gjatë një interviste për “Deutsche Welle”.

Tobias Ruettershoff shprehej se shkaku kryesor i largimit të rinisë dhe profesionistëve të kualifikuar nga Shqipëria është korrupsioni.

Blushi thotë se korrupsioni dhe kapja e shtetit e ka penguar për vite të tëra anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian. Sipas tij vetëm lufta pakompromis kundër qeverisë së Edi Ramës është thelbësore për të ndalur zbrazjen e Shqipërisë dhe për t’u anëtarësuar në familjen europiane.

“Korrupsioni dhe kapja e shtetit e ka penguar për vite të tëra anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian.
Vetëm lufta pakompromis kundër bandës së Edi Ramës që vjedh çdo ditë pasuritë publike dhe pronat e shqiptarëve është thelbësore për të ndalur zbrazjen e Shqipërisë dhe për t’u anëtarësuar në familjen europiane.”- shkruan Blushi i cili u bën thirrje shqiptarëve të bashkohen në revolucionin antikorrupsion ndërsa zotohet në emër të Partisë së Lirisë për çrrënjosjen e korrupsionit.

REAGIMI I PLOTË
DO TA ÇRRËNJOSIM KORRUPSIONIN ME ÇDO ÇMIM!

MILIARDAT E VJEDHURA NGA BANDA E EDI RAMËS DO T’UA KTHEJMË SHQIPTARËVE!

Korrupsioni është arsyeja kryesore e shpopullimit të vendit.
Asnjë popull në rajon dhe në Europë, nuk vidhet siç vidhemi ne, as varfërohet siç varfërohemi ne, çdo ditë.
Korrupsioni dhe kapja e shtetit e ka penguar për vite të tëra anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian.
Vetëm lufta pakompromis kundër bandës së Edi Ramës që vjedh çdo ditë pasuritë publike dhe pronat e shqiptarëve është thelbësore për të ndalur zbrazjen e Shqipërisë dhe për t’u anëtarësuar në familjen europiane.
Mos u mashtroni nga fushatat për “lodhjen” apo “zhgënjimin” me BE.
Shqiptarët janë të zhgënjyer, të lodhur, të vjedhur dhe të pashpresë vetëm nga Qeveria.
Përballë korrupsionit, varfërisë, arrogancës, brutalitetit, padrejtësisë, pandëshkueshmërisë dhe injorancës që na qeveris kërkohet rezistencë. Jo dorëzim, jo indiferencë.
Të bashkohemi në qëndresën ndaj së keqes! Vetëm kështu do të ndalim shpopullimin dhe do të afrohemi më shpejt drejt BE!
KOHA PËR REVOLUCION ANTIKORRUPSION ËSHTË TANI!