Vendosni fjalën kyçe....

Vritet kryebashkiaku në Somali, ushtria ‘hakmerret’ e eliminon 22 militantë


Ushtria somaleze vrau 22 terroristë të dyshuar në operacionet kundër grupit al-Shabaab në jug të Somalisë, sipas mediave lokale dhe zyrtarëve.

Rreth 17 nga terroristët u vranë dhe një bazë kryesore e al-Shabaab u shkatërrua në një operacion në rajonin Shabelle, njoftoi Televizioni Kombëtar Somali.

Duke konfirmuar operacionin për Anadolu Agency, një zyrtar ushtarak në rajon tha: “Terroristët atje ishin përgjegjës për akte terroriste dhe gjoba mbi popullsinë civile në zonë.”

Ndërkohë, një zyrtar tjetër ushtarak në rajonin e ulët Shabelle tha se ushtria çliroi tre fshatra nga al-Shabaab.

“Ne çliruam fshatrat Gaamgare, Mubarak dhe Jowhar Yare në periferi të qytetit Awdheegle ku forcat tona hasën në rezistencën e terroristëve të al-Shabaab.” – tha zyrtari ushtarak, duke shtuar se pesë terroristë u vranë në operacion.

Ndërkohë, tre persona, përfshirë kryebashkiakun e qytetit Taabto, që ndodhet në shtetin Jubaland, dhe kreun e departamentit të taksave të qytetit, u vranë në një sulm nga al-Shabaab, thanë zyrtarët.