Vendosni fjalën kyçe....

Bllokohet qarkullimi i mjeteve edhe në katër rrugë kombëtare


Kreu i qeverisë, Rama, ka lajmëruar mbrëmjen e sotme se në 4 rrugë kryesore në vend, Fier- Vlorë, Vlorë-Lushnjë, Shkodër-Lezhë dhe Elbasan-Korçë nuk do lejohet të qarkullojë asnjë autobus dhe asnjë mjet privat.

Ai tha se ndalesa hyn në fuqi në orën 06:00 të mëngjesit të së dielës e përjashtim sipas tij bëjnë vetëm mjetet që transportojnë mallra.

‘Nga dita e dielë do ndalohet qarkullimi brenda por edhe në rrugët kombëtare Fier-Vlorë, Vlorë-Lushnjë, Shkodër-Lezhë e Elbasan-Korçë. Autobuzë të akredituar nga Policia e Shtetit, mjetet e punonjësve të tyre, po ashtu ata të administratës që s’mund të kryejnë punën nga interneti të pajisen me kartelën identifikuese që të qarkullojnë me automjet privat. Po ju informoj se sanksionet do jenë të ashpra dhe për mjediset me ajër të kondicionuar. Të evitojmë ajrin e kondicionuar sepse ndohmon përhapjen e virusit. Hapja e dritareve sa më shumë gjatë ditës ndihmon në mbrojtjen prej tij.’ – tha Rama,

Më tej ai shtoi se dy javët e ardhshme do tregojnë edhe shkallën e agresivitetit të koronavirusit në vend duke theksuar se nuk ka asnjë përgjigje sa mund të rritet kurba teksa paralajmëroi se numrat do rriten.

‘S’kemi parë gjë akoma. Kini parasysh se dy javët e ardhshme do na tregojnë shkallën e agresivitetit. Rritja e numrave do vijojë, nuk kemi përgjigje sa lart do shkojë kurba. Ç’ka po i bëjmë është e vetmja rrugë. Shumëkush shqetësohet se deri kur do vazhdojmë t’i nënshtrohemi masave, sidomos ata me makina. Këtë nuk e dimë, askush në botë nuk e di. U informuam sot se Maqedonia e Veriut e ka ndaluar hyrje-daljen me Bllatën. Turqia deklaroi mbylljen e portës për fluturime nga Europa. Ky është një tjetër shembull se pse ne bëmë në kohën e duhur gjënë e duhur. Turqia nuk e mbylli portën para se të shfaqej koronavirusi.’ – tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *