Vendosni fjalën kyçe....

Lista me pagat/ Basha: Dy skandalet e fundit kanë një ideator, një ekzekutues, dhe një përfitues dhe ky është Edi Rama


Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka dalë sot në një Konferencë për mediet, ku foli lidhur me publikimin e të dhënave personale të mbi 630 mijë qytetarëve, ku përfshihej dhe karta dhe numri i ID-ve.

Basha tha se kryeministri Edi Rama është ideator, ekzekutues dhe përfitues i këtij skandali.

“Ndërkohë që është arrestuar një ministër i Edi Ramës për vjedhjen e Shekullit për aferën e inceneratorëve, ka plasur një skandal tjetër ku çdo vend normal do ishte pasuar nga dorëheqja e kryeministrit.

Në fakt sot Edi Rama jo vetëm nuk ka dhënë dorëheqjen, por doli sot në tentativë se ishte problem i bravave të AKSH-it.

Në fakt të dy skandalet e fundit kanë një ideator dhe një ekzekutues, dhe një përfitues dhe ky është Edi Rama.

Fillojmë me patronazhistët, sistemin që ai ndërtoi në funksion të masakrës zgjedhore të 25 Prillit. Dhe ne e kemi denoncuar që ka përfshirë edhe vjedhjen e të dhënave sensitive siç janë të ardhurat personale të shtetasve. Ju përfaqësues të medieve ia keni transmetuar këto informacione tonat që vinin pikërisht nga burime të brendshme të administratës se të dhëna më sensitive të qytetarëve marrë nga Drejtoria e Tatimeve apo të dhënave të tjera të disponueshme nga qeveria, ishin vënë në dispozicion shtabit elektoral të PS-së.” – tha Basha.

Lajmi në përditësim…