Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në zonën e Shkozës në Tiranë, ku një e moshuar ka humbur jetën brenda banesës së saj.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites ku një banesë në Shkozë u përfshi nga flakët. 90-vjeçarja me inicialet M.B., ndodhej e vetme në shtëpi dhe nuk ka mundur të dalë jashtë në momentin e incidentit.
“Me datë 18.12.2021, rreth orës 15:50, në Shkozë, në afërsi të shkollës ‘Androkli Kostollari’, ka rënë zjarr në banesën e shtetases M. B., 90 vjeçe, e cila jetonte e vetme dhe si pasojë e zjarrit ka humbur jetën.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”- thuhet në njoftimin e Policisë.