Vendosni fjalën kyçe....

Operacion kundër trafikut të drogës në Kapshticë, flitet për disa të arrestuar


Një operacion antidrogë është duke u zhvilluar në këto momente pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Sipas televizionit “News 24” raportohet për disa persona të arrestuar por numri i personave të ndaluar ende nuk bëhet me dije.

Nga ky operacion është sekuestruar një sasi e konsiderueshme lënde narkotike.

Operacioni ka nisur që prej orëve të para të mbrëmjes dhe është ende në vijim e sipër, ndërkohë që pritet njoftimi zyrtar i Policisë së Shtetit për të mësuar më shumë detaje.