Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Nuk ka Kuvend të 11 dhjetorit, ishte manipulim, nisi me faull dhe mbaroi me faull


Kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi në emisionin “Open” se në 11 dhjetor nuk u zhvillua Kuvend dhe gjithçka ishte manipulim.

Sipas Bashës tubimin mund ta thërriste kush do, që nga Edi Rama te Tom Doshi e Ilir Meta.

Kreu i PD-së tha se tubimi nisi me faull dhe mbaroi me faull.

Unë jam kryetar i PD i zgjedhur nga anëtaret. Jam kryetari i opozitës, kam një betejë të vështirë për tu udhëhequr.

Nuk ka patur Kuvend në 11 dhjetor, ka patur një tubim që mund ta thërriste edhe Tom Doshi, nesër mund ta thërrasë edhe Edi Rama, Ilir Meta.

Gjithçka është një manipulim. Në disa momente kyçe procesi i tubimit nisi me faull dhe mbaroi me faull. Ata që mbyllën firmat në kasaforta duhet të procedoheshin dhe pastaj mbaroi me skena ku shtypeshin ato butonat apo ato të manipulimit të votave në kuti.

Nuk ka krizë legjitimiteti në PD ka një krizë legjitimitet të Berishës me SHBA që kanë shpallur non grata, ka një lëvizje të Berishës për t’ju imponuar demokratëve dhe për të marrë peng demokratët.”, tha Basha.