Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi takim me drejtorin e Zgjerimit të KE-së: Drejtësia e kapur nga Rama


Kryetarja e LSI-së, Kryemadhi zhvilloi sot një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Zgjerimit në Komisionin Evropian, Christian Danielsson.

Kryemadhi diskutoi zhvillimet lidhur me proceset integruese të vendit dhe problemet lidhur me të.

Kryetarja e LSI-së, shprehu vullnetin e LSI-së dhe të opozitës për të mbështetur fuqimisht procesin e integrimit europian të vendit dhe falenderoi z, Danielsson dhe personalisht për mbështetjen e tij.

Në lidhje me Reformën në Drejtësi, ajo theksoi momentin shumë të vështirë ku po kalon implementimi i reformës për shkak të veprimeve flagrante të mazhorancës për kapjen e saj, që kanë sjellë dhe uljen e dukshme të besimit të publikut te reforma duke evidentuar atë si një reformë të njëanshme të mazhorancës.

Ajo vuri në dukje vullnetin e opozitës për zbatimin e reformës në drejtësi dhe nismën e paraqitur muaj më parë përmes paketës së amendamenteve që rikthenin Reformën në Drejtësi në respekt të Kushtetutës dhe të frymës konsensuale të 21-22 korrikut 2016. Paketë e cila u refuzua dhunshëm nga mazhoranca dhe kryeministri.

Kryemadhi gjithashtu nënvizoi momentin kritik që lidhet me dekapitimin e sistemit të drejtësisë, ku aktualisht vendi gjendet në një kolaps institucional, pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë, pa Inspektor të Përgjithshëm të Drejtësisë, pa KLGJ, pa KLP dhe pa BKH e SPAK.

Ajo shprehu vullnetin e palëkundur të LSI-së dhe opozitës për realizimin e Reformës Zgjedhore, por ajo nënvizoi se mazhoranca po saboton në mënyrë kritike realizimin përmes dialogut të kësaj reforme dhe paraqitja e njëanshme nga ana e mazhorancës të amendamenteve të Kodit Zgjedhor janë provë shumë e qartë e strategjisë së mazhorancës për të kontrolluar sistemin zgjedhor dhe për të mos çliruar zgjedhjet në Shqipëri nga kriminalizimi dhe shitblerja e votës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *