Vendosni fjalën kyçe....

Kosova fiton ndaj Irlandës ë Veriut për Ligën e Kombeve


Kosova është rikthyer te fitorja në “Fadil Vokrri” duke mposhtur 3-2 Irlandën e Veriut. Pas humbjes ndaj Greqisë, dardanët kanë gjetur forca të reagojnë, jo vetëm duke bërë një lojë të mirë, por madje edhe duke marrë pikët e plota në ndeshjen e tretë të vlefshme të Nations League.

Përfaqësuesja e drejtuar nga Alain Giresse kaloi e para në avantazh me anë të një 11-metërshi të kthyer në gol nga Murriqi në minutën e 9-të, ndërsa 10 minuta më pas, Bytyqi shënoi edhe golin e dytë. Në fundin e pjesës së parë, Lavery ngushtoi diferencën.

Murriqi realizoi edhe golin e tretë për Kosovën me nisjen e pjesës së dytë, ndërsa goli i Ballard në fund të sfidës ishte vetëm për statistikë.

Pas 3 ndeshjeve të para në këtë grup, Kosova ka 6 pikë, ndërsa vendi i parë mbahet nga Greqia me pikë të plotë.