Vendosni fjalën kyçe....

Vetëdorëzohet në polici Gjergj Kohila, u dënua me 8 vite burg si pjesë e grupit të “Habilajve”


Ish-shefi i sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë, Gjergj Kohila është vetëdorëzuar ditën e sotmen polici.

Kohila është dorëzuar në prani të avokatit të tij ku ka qëndruar prej rreth 3 vitesh në arrati nga drejtësia.

Ai është dënuar me 8 vite burg, pasi akuzohet për përfshirje në bandën e trafikut të drogës së ‘Habilajve’.

Ish-shefi i Policisë, është provuar se është përfshirë në trafikun e mbi 3 ton kanabis sativa nga Shqipëria drejt Italisë, në kuadër të grupit të organizuar kriminal të drejtuar nga Habilajt. 

Gjergj Kohila, Jaed Çela dhe Sokol Bode ishin tre zyrtarët e policisë të shpallur në kërkim për përfshirje të trafikun e drogës. Aktualisht në burg ishte vetëm Jaeld Çela, i cili u vetëdorëzua për tu përballur me drejtësinë, për akuzat e trafikut të drogës.