Vendosni fjalën kyçe....

Armando Broja nuk ndalet, shënon sërish gol në Premier League (Video)


Armando Broja është i pandalshëm në Premier League teksa mbrëmjen e sotme ka shënuar golin e katërt në kampionat me fanellën e Southampton.

Sulmuesi është titullar në ndeshjen që skuadra e tij luan ndaj Crystal Palace në transfertë, teksa e nisën ndeshjen duke pësuar gol që në minutën e dytë.

Mirëpo, në vazhdim, ishte Broja ai që merr për dore skuadrën teksa fillimisht fiton një goditje dënimi në hyrje të zonës e cila u përkthye në gol nga kapiteni Ward-Prose, ndërsa në minutën e 36, futbollisti i kombëtares ngjitet vetë në piedestal.