Vendosni fjalën kyçe....

“Shpejt lekët” – Grabitet filiali i Postës Shqiptare në Babrru, të dyshuarit marrin 200 mijë lekë dhe largohen me biçikleta


Një grabitje ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 09:15, në Babrru.

Sipas “Balkanweb”, dy persona ende të paidentifikuar, të maskuar me kapuçët e xhupave që kishin veshur, kanë hyrë në filialin e Postës Shqiptare, ku kanë marrë rreth 200 mijë lekë dhe janë larguar me biçikleta.

Shuma e parave të grabitura ka qenë mbi banak të postës. Sipas “Balkanweb”, autorët kanë kërcënuar punonjësit, duke iu thënë “shpejt lekët”. Këta të fundit nuk kanë bërë rezistencë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Ata dyshohet se janë adoleshentë. Në momentin e grabitjes, ata kanë pasur doreza metalike me vete, kapuça në kokë dhe shallë në fytyrë.