Vendosni fjalën kyçe....

Man.City eliminon Tottenham nga FA Cup


Manchester City ka kaluar në 1/8 e finales në Kupën FA.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola triumfoi sonte në udhëtim ndaj Tottenham Hotspur, duke eliminuar kështu londinezët nga kjo garë.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin e Tottenhamit përfundoi me rezultatin minimal 0:1.

“Qytetarët” fitoren e siguruan në fundin e ndeshjes, falë golit të Nathan Ake (88’).

Manchester City kundërshtarin e ardhshëm do ta mësojë pas tërheqjes së shortit.