Vendosni fjalën kyçe....

Lala: Për inceneratorët janë në prag arrestimi deputetë edhe ministra të tjerë


Gazetarja Klodiana Lala deklaroi se SPAK ka në prag të arrestimit janë edhe zyrtarë të tjerë, në nivel ministrash dhe deputetësh.

Lala tha në emisionin “Opinion” se kjo ndodh për shkak të faktit se ka inceneratorë të tjerë që nuk janë prekur.

Ka një vendim, masë sigurie të marrë lidhur me Lefter Kokën. Ditën e djeshme është bërë sekuestrimi i inceneneratorit të Klodian Zotos dhe inceneratorit të Elbasanit ku është Stela Gugallia.

Sigurisht zoti Koka nuk ka patur interes të largohet . Ai do të dalë pas 2 ditësh në gjykatë. SPAK ka në hetim edhe zyrtarë dhe ish-zyrtarë të tjerë, por që sipas të dhënave të SPAK janë në prag të arrestimit. Në ministrash dhe deputetësh, sepse janë dhe inceneratorë të tjerë që nuk janë prekur dhe janë duke u hetuar. Po të shikosh vartësit e zotit Koka janë deputetë të Kuvendit”-deklaroi Lala.