Vendosni fjalën kyçe....

Man.City shkatërron Leeds-in, fitore tenistike


Skuadra e Manchester City, realizoi plot shtatë gola në stadiumin “Etihad” ndaj skuadrës së Leeds-it duke e përforcuar pozitën e parë në tabelë. “Citizens” e demoluan skuadrën e Marselo Bielsas, duke fituar me rezultat 7-0, me tri gola të realizuara në pjesën e parë dhe katër të tillë në pjesën e dytë.

De Bryjne realizoi një ‘dopietë’, ndërkohë me nga një gol u përkujdesën Foden, Grealish, Mahrez, Stouns dhe Ake.

Kampionët aktual të Anglisë, me këtë fitore përforcuan pozitën e parë duke grumbulluar plot 41 pikë pas 17 xhiro.

Ndërkohë, të kaltrit e Man. Sitit kanë barazuar një rekord historik të mbajtur nga Liverpulli, dhe mund ta thyejnë në vazhdim.