Vendosni fjalën kyçe....

Moti i keq, Policia ndalon përkohësisht qarkullimin në “Rrugën e Arbrit”


Si pasojë e motit të keq, Policia ka vendosur të ndalojë përkohësisht qarkullimin në Rrugën e Arbrit.

Në një njoftim për shtyp bëhet me dije se i gjithë aksi po pastrohet nga borëpastrueset.

“Për shkak të reshjeve të dëborës në Rrugën e Arbrit, në Bypass, qarkullimi i automjeteve është ndaluar përkohësisht pasi i gjithë aksi po pastrohet nga borëpastueset.

Shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në të dyja kahet e lëvizjes dhe nuk do të lejojnë asnjë drejtues mjeti të qarkullojë pa vendosur goma dimërore zinxhirë dhe deri sa rruga të pastrohet plotësisht nga kontraktorët.

Policia e Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit, si dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme në këtë aks.

Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112 ose dërgoni njoftim në Komisariatin Dixhital.”- thuhet në njoftimin e Policisë.