Vendosni fjalën kyçe....

Mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së, priten shkarkime


Ka nisur që prej orës 15:00 mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Lulzim Basha e ka mbledhur sot Këshillin Kombëtar, pasi paralajmëroi shkarkime të atyre që janë bërë pjesë aktive e Kuvendit të djeshëm të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Disa nga anëtarët e Këshillit Kombëtar kanë publikuar një foto ku pozojnë me dy gishtat lart.

Këshilli Kombëtar ka 480 anëtarë të zgjedhur nga Kuvendi Kombëtar në zgjedhjet e disa muajve më parë, bëhet fjalë për deputetët, kryetarët e degëve dhe zyrtarë të tjerë të PD-së.