Vendosni fjalën kyçe....

Një nga anëtarët braktis mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së: Kërkova të vërtetohej kuorumi i nevojshëm, Basha nuk pranoi


Ka nisur në selinë blu, mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Një prej anëtarëve, Ilir Kondi, doli në një prononcim të shkurtër para medieve ku deklaroi se do ta bojkotonte mbledhjen.

Kondi tha se kishte kërkuar që të vërtetohej kuorumi i nevojshëm, që sipas tij nuk u pranua nga kryetari Basha.

 “Në nderim të gjithë atyre demokratëve që kanë votuar erdha sot të marr pjesë në këtë takim miting pasi kërkova të verifikohej kuorumi i nevojshëm, gjë e cila nuk u pranua nga zoti Basha. Atmosfera e trajtimit të një anëtari të Këshillit Kombëtar ishte e paprecedentë.

Se kush i lejon vetes të shkelë procedurat apo të mos i respektojë ato në funksion të këtyre ngjarjeve jetike për PD. Unë refuzoj të bëhem pjesë e një takimi miting në këtë seli që është e shenjtë për të gjithë demokratët.”- tha Kondi, i cili ka braktisur mbledhjen.