Vendosni fjalën kyçe....

Kryeministri Rama: Edhe Policia e Shtetit në gatishmëri, qytetarët në nevojë të adresohen përmes numrit 112


Në një kohë kur moti i keq ka përfshirë vendin, kryeministri Edi Rama thotë se Policia e Shtetit është në gatishmëri për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve në nevojë.

Ai u bën thirrje të gjithë qytetarëve se mund të adresohen në numrin 112 në rast nevoje.

“Edhe Policia e Shtetit prej ditësh në gatishmëri, për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve në nevojë.
Është përforcuar shërbimi edhe në të gjitha Sallat Operative të Policisë, ku qytetarët mund të adresohen përmes numrit 112 ose përmes njoftimit nga smartfoni në Komisariatin Dixhital.”- shkruan Rama.

Ky njoftim i Ramës vjen në një kohë ku për shkak të daljes së lumit Vjosa nga shtrati, rreth 32 familje janë detyruar të evakuohen në Novoselë dhe Vlorës dhe fshatin Ferras të Fierit.