Vendosni fjalën kyçe....

Kreu i SMBB-së Debreshi: Kompania e Samir Manes po ikën nga Bulqiza, mori kromin e askush s’u dënua për jetët e 10 minatorëve


Kreu i Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës, Elton Debreshi, ka njoftuar sot se kompania Albchrome e Samir Manes do largohet nga Bulqiza duke u zëvendësuar nga kompania Darfo.

Ai thekson se Albchrome u largua pasi mori kromin nga miniera dhe mbi 10 jetë njerëzish për të cilët askush nuk u dënua. Debreshi akuzon edhe ish-krerët e sindikatave Taf Koleci e Kol Nikolla si bashkëpunëtor të saj në kurriz të minatorëve e familjeve të tyre.

Po kështu ai akuzon edhe kompaninë që pritet të vijë, Darfo, e cila sipas tij nuk interesohet aspak për minatorërt, gjë që e ka treguar edhe në të shkuarën. Në fund të njoftimit, kreu i sindikatës u bën thirrje minatorëve që të organizohen e ta largojnë kompaninë e re që pritet të vijë.

“Kompania ALBCHROME e Samir manes iken nga bulqiza. Ne fakt mori shume nga ajo miniere mori kromin e  bulqizakeve edhe te gjithe shqiptareve. Por me e keqja eshte se mori edhe mbi 10 jete Minatoresh. Per keto deshmor nentoke askush nuk u precedua penalish. Por faji ngeli tek Minatoret. Edhe familjet e tyre qe sot po vuaje per buken e gojes. Kol nikolla bashke me Taf kolecin lepirsat e Samir manes u shporren bashke me gjithe kete  kopanin gjakpirse. Tani na ka ardhe Turku sundues 500 e ca vjecar. Nje kompani me e keqe se ajo qe ishte. Ne bisedim me sindikaten e Gezim kalase  pritet qe te lidhet  kontrata kolektive.  Asjne Minator nuk eshte pyetur per problemet qe ka ne ate sektor minerar. Gezim kalaja ka qene ne bulqize si Sindikate  nga fillimi i vitit 2000 deri ne vitin 2007. Sidikata me fatkeqe qe ka pasur sektori minerar  ku aksindentet ishin te panumerta. Edhe jetet e humbura te  minatoreve ishin shume here me te  larta  kompania DARFOALBANIA ku Kalaja kishte nje  mardhenje mjaft te mire per  interesin e tij. Ajo  ishte nje kompani Fashiste. Asaj nuk i interesonte  jeta e minatorit. Interesi i saj ishte vetem  mineralit. Ndersa Gezim kalaja  mbmurrej me kete kompani  famkeqe por si cdo sindikate edhe ai nuk beri azgje per minatoret. Ne vitin 2007 ne nje protest ku minatoret ishin organizuar per te kerkuar kushte pune ngritje page edhe Statusin e minatori. Ai erdhi ne bulqize edhe i shau te gjithe Minatorer qe ishin ne proteste. E si mund ti harrojme ne keto fyrjet te nje maskarai qe ne i mbajtem  ne kembe gjithe keto vite. Sot ka ardhur  koha qe keto kalbesira ti shporrim. Keto nuk jane si ne. Ata jane gjakpirsa. Minator sot ka ardhur koha qe te organizohemi edhe mos ti lemje keto hijena qe te na afrohen. Se per ndryshe keto nuk do te ndalen deri sa te na  thithin edhe piken e fundit te gjakut.” – shkruan Debreshi në Facebook.