Vendosni fjalën kyçe....

Tesla do ndërtojë robotë humanoidë për të ndihmuar njerëzit në punët e përditshme


Tesla e Elon Musk tha se po përdor teknologjinë e testuar në makinat vetëdrejtuese për të ndërtuar një robot humanoid të krijuar për të ndihmuar njerëzit në punën e përditshme. Prototipi pritet të zbulohet vitin e ardhshëm.

Lajmi u njoftua në Ditën e AI (Artificial Intelligence) të Tesla, e cila u transmetua në faqen e internetit të kompanisë të enjten mbrëma.

Prezantimi filloi me një person me një kostum roboti duke kryer një sërë vallëzimesh në skenë. Musk tha se prototipi i një roboti humanoid me një pamje të ngjashme, i quajtur ‘Tesla Bot’, do të jetë gati vitin e ardhshëm.

Roboti do të jetë rreth 170 centimetra i lartë, do peshojë 56 kilogramë, do ketë tetë kamera dhe do t’i ndihmojë pronarët të eliminojnë ‘detyrat e rrezikshme, të përsëritura dhe të mërzitshme’, tha Musk, duke shtuar se ai do jetë miqësor dhe i padëmshëm për njerëzit.