Vendosni fjalën kyçe....

Berisha fton Bashën në Kuvend: Selia është e PD-së, ai është i ftuar, sot rithemelojmë PD-në


Ish-kryeministri Berisha ka ftuar sërish kreun e PD-së Basha në Kuvend. Pak para hyrjes në stadiumin ‘Air Albania’, ai theksoi se kjo ditë është e jashtëzakonshme në historinë e demokracisë shqiptare.

Ai theksoi se asgjë nuk i ndalon dot qytetarët në rithemelimin  e PD-së dhe pluralizmit shqiptar.

“E jashtëzakonshme dita, në historinë e demokracisë shqiptare kjo shënon një nga ngjarjet më të mëdha. Kjo shënon mrekullinë e dytë më të madhe në historinë e lirisë së këtij kombi, triumfi i revolucionit paqësor në momentet më dramatike të vendit. Asgjë, siç e shihni nuk pengoi dhe nuk pengon djemtë dhe vajzat, burrat dhe gratë e lirisë për t’u bashkuar sot në rithemelimin e PD dhe të pluralizmit shqiptar. Mesazh më i bukur, më i madh, më i fuqishëm që i dërgojnë sot shqiptarëve në mbarë vendin, jashtë dhe në diasporë. Iu dërgojnë mesazh miqve tanë. Besoj se ai është prej kohësh një i pakallur, por Kuvendi merr vendimet e veta. Mesazhet janë histori turpi dhe morën përgjigjen më të shkëlqyer nga demokratët dhe nga më të mirët e shqiptarëve. Mirupafshim! Ata që s’kanë mend nuk i bind dot. Është i ftuar në Kuvend. Selia është e PD-së.” – tha Berisha.