Vendosni fjalën kyçe....

Paloka mban fjalën e hapjes: Sot rithemelojmë PD-në kundër opozitës së pazareve të Bashës


Kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, Paloka, ka mbajtur fjalën e hapjes në Kuvendin e thirrur nga Berisha në ‘Air Albania’.

Ai tha se sot rithemelohet partia sipas vlerave konservatore dhe rikthimin e shpresës te demokratët dhe shqiptarët.

Paloka theksoi se Basha jo vetëm që pësoi humbje të njëpasnjëshme por e pozicionoi partinë në krah të regjimit Rama dhe jo kundër qeverisë.

“Mirë se keni ardhur në Kuvendin e njerëzve të lirë, ne jemi demokratët e rrebeshit, që kemi qëndruar nën rrebeshe, të tjerët le të shkojnë te shampanja. Kjo ditë do hyjë në historinë e PD-së, demokratëve e shqiptarëve si dita e rithemelimit të PD-së sipas vlerave konservatore. Pas kësaj dite të gjithë ne do kemi të drejtën të themi unë isha aty kur i rithemelua PD-ja. Kjo është hera e parë që mblidhet me kërkesë të delegatëve të tij. Kriza ku ndodhemi sot është e papreceden si pasojë ë dështimeve të njëpasnjëshme për të përmbysur regjimin e korruptuar si dhe pozicionimi që kreu aktual i bëri partisë jo përballë regjimit po në krah të tij duke e kthyer PD-në në një opozitë Pazar, është arsyeja pse jemi mbledhur sot këtu për të kuvenduar për të treguar se opozita e vërtetë nuk ka vdekur, nuk hyn në pazar dhe nuk e ul kokën.” – tha ndër të tjera Paloka.