Vendosni fjalën kyçe....

Aksident pranë Sarandës, makina i pret rrugën fugonit të pasagjerëve, raportohen vetëm dëme materiale


Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në Qafë Gjashtë të Sarandës.

Raportohet se në aksident janë përfshirë një fugon i linjës Sarandë-Metoq dhe një tjetër automjet i cili dyshohet se i ka prerë rrugën fugonit.

Në komisariat janë  shoqëruar dy drejtuesit e mjeteve Shkëlqim Nikolla (fugoni) dhe Iris Skora që drejtonte automjetin tjetër.

Sakaq, raportohet se nga përplasja nuk ka të plagosur, por vetëm dëme materiale.