Vendosni fjalën kyçe....

Kuvendi i 11 dhjetorit jo vetëm për delegatët, do jetë i hapur edhe për simpatizantët


Sali Berisha ka bërë njoftimin ditën e sotme se në Kuvendin e 11 dhjetorit që zhvillohet në “Air Albania” do jetë i hapur edhe për simpatizantët e Partisë Demokratike.

Delegatët do vendosen në zonën e tyre të ndarë nga pjesa tjetër e stadiumit që do jetë për simpatizantët.

Ftoj të gjithë demokratët të na bashkohen në Kuvendin e Rithemelimit të Partisë Demokratike në ora 10:00 dt 11.12.2021! Delegatet do kenë zonën e tyre të ndarë, por pjesa tjetër e stadiumit Air Albania do jetë e hapur për gjithë anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike që dëshirojnë të bëhen pjesë e këtij momenti historik! Ejani të festojmë së bashku Ditëlindjen e Partisë Demokratike dhe të nisim rrugëtimin tonë drejt Fitores!”-shkruan Berisha.