Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthen depoja e armëve në Ukrainë, humbin jetën dy persona


Dy inxhinierë të minierave kanë vdekur dhe katër persona të tjerë janë lënduar nga një shpërthim që ndodhi në një depo armësh në qytetin lindor ukrainas, Kharkiv. Lajmin e bëri të ditur ushtria e Ukrainës.

Komanda e Përgjithshme e Forcave të Armatosura të Ukrainës tha se shpërthimi ndodhi të premten gjatë një shkatërrimi të planifikuar të armatimit të vjetër në një bazë ushtarake.

Në deklaratën e ushtrisë thuhet se katër personat e lënduar janë dërguar në spital, por tre prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.

Ushtria gjithashtu njoftoi se banorët lokalë dhe infrastruktura nuk janë të rrezikuar nga shpërthimet, të cilat tashmë kanë mbaruar.

Në mars të vitit 2017, një zjarr që kishte shpërthyer po në këtë bazë kishte shkaktuar shpërthime dhe një person kishte mbetur i vdekur.

Viteve të fundit, në Ukrainë kanë ndodhur disa shpërthime në depo të armëve gjatë kohës së luftës me separatistët pro-rusë, të cilët ende po i mbajnë nën kontroll rajonet lindore, Donetsk dhe Luhansk.

Më shumë se 13 mijë njerëz janë vrarë prej fillimit të këtij konflikti në prill të vitit 2014, shkruan “Free Europe”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *